United Hospital

UEFA s’diskuton për Kosovën as në mbledhjen e fundit para shortit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s para hedhjes së shortit për kualifikimet për botërorin e vitit 2018, nuk do të diskutohet për Kosovën.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet më 29 e 30 qershor, por Kosova nuk është në agjendë, shkruan sot Koha Ditore.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s para hedhjes së shortit për kualifikimet për botërorin e vitit 2018, nuk do të diskutohet për Kosovën.

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të mbahet më 29 e 30 qershor në Pragë, ndërsa shorti i kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018” do të tërhiqet më 25 korrik në St. Petersburg të Rusisë. Mbledhja tjetër e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të mbahet vetëm më 17 e 18 shtator në Maltë.

ARKATANA

Kosova synon të jetë pjesë e kualifikimeve për botërorin e vitit 2018, që nisin në vjeshtë të vitit 2016, përkatësisht më 4 shtator të vitit të ardhshëm.

Botërorin e organizon Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), por ishte pikërisht Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s që konfirmoi formatin e garave kualifikuese të zonës evropiane, në mbledhjen që e mbajti më 22 e 23 maj.

Sipas një njoftimi të UEFA-s, pas asaj mbledhjeje Rusia kualifikohet direkt, ndërsa Gjibraltari, që është anëtar i UEFA-s, nuk merr pjesë në kualifikime pasi nuk është anëtar i FIFA-s.

http://koha.net/?id=6&l=63623

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.