KEDS-i planifikon reduktime në disa lagje të rëndësishme në Gjilan dhe Kllokot
Gjilan – Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rruga “Adem Jashari”, rruga “Bulevardi i Pavarësisë”, rruga e Gjinollëve, rruga e Malishevës, rruga Isa Kastrati, dhe rruga Mehmet Akif Ersoy.
Sipas njoftimit të KEDS-it më 20.01.2017 në NS 35/10 kV Gjilani 1 do të shkyçet: Dalja 10 kV Dalja e 5-it ( Kodi : 61060005) nga ora 11:00 deri në ora 13:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rruga “Adem Jashari”, rruga “Bulevardi i Pavarësisë”, rruga e Gjinollëve, rruga e Malishevës, rruga Isa Kastrati, dhe rruga Mehmet Akif Ersoy.
Arsyeja e shkyçjes: kyçja e trafostacionit të ri- punime nga firma ErPoëer.
Më 20.01.2017 në NS 35/10 kV Kllokot do të shkyçet: Dalja 10 kV Industriali( Kodi: 61065005) nga ora 11:00 deri në ora 15:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Mogillë, një pjesë e Vitisë, te Zahirët, Tafa-benzin, Leo-com, Zefi BlindMlini-“Loni”, Migrosi, Erabi, Xhela-mobileria, Betonjerka, Gashi-P, Augustini-P, TSSH-betoni, Fab.Ujit-Natyral, Njazi Mjekra, Art-Projekt, Liridon Mustafa, Ridvan Aliagiq dhe Bujku.
Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i 3 shtyllave të tensionit të mesëm dhe izolatorëve./rajonipress/


