Hidromorava

Ministria e Punës dhe ajo e Bujqësisë zotohen se do ta ndihmojnë Gjilanin në punësim dhe programe bujqësore

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim pune zëvendësministren e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj dhe zëvendësministrin e Bujqësisë, Vezir Januzi.

Haziri i ka falënderuar zëvendësministrat e këtyre dikastereve për vizitën dhe për angazhimin e tyre për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Gjilanit, qoftë në punësim apo në programe bujqësore.

“Zëvendësministrat Hajzeraj e Januzi me këtë vizitë i kanë respektuar qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës, duke vendosur në plan dy çështje themelore, atë të zbutjes së papunësisë përmes programeve që ka Ministria e Punës e që janë atraktive edhe për ne edhe për njerëzit që mund të përfitojnë në të ardhmen. Me zëvendësministrin e Bujqësisë kemi diskutuar rreth subvencioneve të bujqësisë, programeve të bujqësisë, ruajtjes së tokës bujqësore dhe ruajtjes së pyjeve si angazhime që do t’i ndërmarrim së bashku me institucionet e qeverisë”, ka thënë pas takimit kryetari Lutfi Haziri.

Haziri tha se janë dakorduar që njëri nga projektet të jetë ai i banimit social, ku Ministria e Punës me një fond të veçantë, do t’i bashkëngjitet projektit të Komunës së Gjilanit për ndërtimin e shtëpive për njerëzit në nevojë.

Nga ana e saj, zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj, tha se me programet e këtij dikasteri do të ndikojnë në zbutjen e papunësisë në Gjilan.
“Gjatë bisedës me kryetarin Haziri, ne treguam për projektet tona të cilat parashihen në të ardhmen në regjionin e Anamoravës, konkretisht për Komunën e Gjilanit. Kemi shumë projekte e programe, të cilat do të ndihmojnë në zbutjen e papunësisë. Poashtu, një bashkëpunim tjetër me shtetet europiane dhe po presim t’i lidhim disa marrëveshje për punësimin e të rinjëve, e njerëzve të profileve të caktuara, por që shtetet tjera kanë një kuadër deficitar në shtetet e tyre”, është shprehur zëvendësministrja Hajzeraj.

UBT

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, tha se do të ketë subvencione për bujqit gjilanas për vitin 2015 për ta zhvilluar këtë sektor shumë të rëndësishëm.

“Jemi këtu sot, duke marrë parasysh që komuna e Gjilanit është një vend agro-rural ku me kryetarin Haziri folëm për disa pika të bashkëpunimit në interesit të përbashkët. Pikë kryesore ishte zhvillimi i bujqësisë në këtë Komunë dhe përkrahja nga ana e Ministrisë së Bujqësisë për Gjilanin për subvencionet që janë të parapara për vitin 2015. Pikë kyçe ishte edhe mbrojtja e pyjeve nga prerja ilegale. Poashtu, diskutuam me kryetarin që një përparësi t’i jepet edhe prodhimit të kulturës së duhanit, e cila ka qenë atraktive më herët”, tha zëvendësministri Januzi.

Ndërkohë, kryetari Haziri i ka falënderuar mërgimtarët nga Gjilani, Tahir Shabani dhe Ilir Mustafa për punën që po e bëjnë jashtë vendit në mbështetje të institucioeve të Kosovës, duke dhënë kontribut në në thithjen e investimeve nga jashtë për Gjilanin, sikurse edhe mundësinë e punësimit dhe studimeve për kategoritë e reja.

“Shpresojmë edhe në të ardhmen të mundohemi në mundësitë tona t’i koordinojmë punët dhe aktivitetet duke menaxhuar agjendat protokolare, duke mbështetur edhe pushtetin lokal. Shpresojmë që në të ardhmen të organizojmë një takim në Gjenevë dhe z. Haziri është i ftuar me partnerët e tij”, tha mërgimtari Tahir Shabani.

Zëvendësministrat Hajzeraj e Januzi kanë vizituar edhe drejtorinë e Bujqësisë, Qendrën për Punë Sociale dhe institucione të tjera në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.