United Hospital

Testohen talentët e ardhmërisë së futbollit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kampi i futbollit i organizuar nga dy ekspertët e FIFA-s Fahredin Bujtullahu e Nexhmedin Bunjaku i cili po mbahet në Gjilan ka treguar se në trevat tona ka talent të mëdhenj të futbollit por duhet punuar në mënyrë profesionale për të dhënë rezultatet e duhura.

Në ushtrimet të cilat i parashtruan këta dy ekspert të futbollit dhe vlerësimet që i dhanë për 40 futbollist të moshave të ndryshme njëzëri deklaruan se ky kamp ka notën më të lart për cilësinë e treguar nga grup moshat e ndryshme. “Jam shumë i kënaqur me cilësinë e treguar të talenteve, qëllimin ia kemi arritur dhe tani gjithçka është në duart tona” shprehen Bejtullahu e Bunjaku.

Në stadiumin e qytetit në Gjilan talentët e futbollit dëshmuan se nuk janë shumë larg nga moshatarët e tyre nga vendet perëndimorë.”Me plot bindje të fort theksoj se me këta djelmosha të cilët i kemi përzgjedhur, mund të jemi të barabartë me çdo Akademi të futbollit, por duhet punuar me ta vazhdimisht dhe këta talent do të jen nën vëzhgimin tonë të vazhdueshëm” shprehet për rajonipress, Bejtullahu.

FIDANISHTJA

Gjashtëmbëdhjetë futbollistët në mesin e tyre katër Top talent të përzgjedhur nga ky kamp do të kenë rastin që nga 3 korriku gjer me 9 korrik të marrin pjesë në Turneun Internacional të futbollit në Shqipëri “Golemi2015,” .”Do të jetë një turne i madh i futbollit për gjashtë dit radhazi, do të ketë ekspert nga vendet e ndryshme evropiane duke pasur një mundësi që këta të përzgjedhur nga ana jonë të dëshmojnë talentin e tyre dhe t`ju jepet edhe një mundësi që t`i hapin dyert drejt futbollit evropian” shprehet Bunjaku.

Edhe pse ky kamp ka pasur një peshë të madhe për ngritjen e talentëve të futbollit për befasi si shumë herave tjera edhe pse kemi një numër të konsiderueshëm të Shkollave të Futbollit pjesëmarrja e tyre ka qen shumë e ulët që është për çdo kritik si nga udhëheqësit e këtyre shkollave njashtu edhe trajnerëve të tyre, ndërsa i gjithë qëllimi i këtij kampi futbollistik ka qenë një sprovë e talentve drejt klubeve të ndryshme evropiane por si duket ky kamp disa individëve i ka penguar që është për çdo kritikë.

Një vërejtje jashtëzakonisht e madhe i shkon edhe FFK-s e cila nuk e pa të udhës që së paku një personalitet nga kjo federatë ta viziton këtë kamp me ekspert të FIFA-s , ndërsa po këta njerëz vazhdimisht mbajnë fjalime të kota për FIFA e UEFA. “Po dëshmojmë se ne kemi vetëm iluzione e shumë pakë punë dhe gjithmonë presim që punët tona të na kryejnë të huajt” janë shprehur Bunjaku e Bejtullahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.