Surdulli kërkon nga ministrat e LDK-së ta ndihmojnë me projekte Kamenicën
Kamenicë – Shaip Surdulli nuk po rrinë duarkryq pasiqë kohëve të fundit ka intensifikuar takimet me ministrat e LDK-së. Surdulli në një takim që ka pasur të martën me Haki Demollin ka kërkuar nga ky i fundit që të ndihmoj komunën e Kamenicës në projekte të rëndësishme si anëtarë i Kabinetit Qeveritar i Republikës së Kosovës, si dhe për përfaqësimin e Degës së LDK-së në këtë Ministri dhe në ministritë tjera të Qeverisë.
Shaip Surdulli ka nisur të trokas në dyert e ministrive kryesore për të kërkuar përkrahjen e tyre për realizimin dhe investimin e projekteve në qytetin e Kamenicës.
Në këtë funksion Surdulli të martën ka takuar edhe Haki Demollin.”Sot pata një takim me Ministrin e FSK-së, Haki Demolli, ku Ministri na njoftoi me takimet e niveleve të larta të SHBA-ve dhe të Europës, për zhvillimin e FSK-së në Ushtrinë e Kosovës, kurse unë e njoftova për zhvillimet në komunën e Kamenicës. Kërkova që Ministri të ndihmoj komunën e Kamenicës në projekte të rëndësishme si anëtarë i Kabinetit Qeveritar të Republikës së Kosovës, si dhe për përfaqësimin e Degës së LDK-së në këtë Ministri dhe në ministritë tjera të Qeverisë” ka shkruar Surdulli./rajonipress/


