Kosovari nominohet për golin më të mirë të vitit në Zvicër
Florian Kamberi është nominuar për golin e vitit në Zvicër, shkruan IndeksOnline.
Mesfushori kosovar ka shënuar një supergol sa ishte pjesë e Grasshoppersit, ndërsa tani është huazuar te ekipi i Karlsruher.
Lista përbëhet nga 10 lojtarë, ku në mesin e tyre është goli i kosovarit. Votimi mbyllet me 23 janar, kurse fituesi shpallet me 30 janar në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Super Liga e Zvicrës.
Vlen të përmendet se përmes këtij linku të mëposhtëm mund të votoni edhe ju, pasi 50 për qind e votave është në duar të tifozëve./IndeksOnline/


