Mobi Casa

PDK: Qendra e Gjilanit çerdhe e gjarpërinjve, apel qytetarëve të Gjilanit të kenë kujdes

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Qendra e qytetit të Gjilanit është bërë moçal dhe çerdhe e gjarpërinjve, si pasojë e moskujdesit dhe mos mirëmbajtjes nga ana e institucioneve komunale. Shtrati i lumit Mirusha tanimë nuk vërehet fare nga papastërtia e jashtëzakonshme që është krijuar aty, ka dy vite që janë ndërprerë punimet e këtij projekti dhe që mirëmbajtja është lënë krejtësisht pasdore, ku rreziku tani është i lartë nga gjarpërinjtë dhe brejtësit tjerë të cilët janë shfaqur mu në qendër të Gjilanit thuhet ë reagimin e degës së PDK-së.

Është e patolerueshme kjo gjendje e jashtëzakonshme, ku bari është rritur mbi dy metra dhe mbeturinat janë kudo nëpër shtratin e lumit “Mirusha” dhe ka kundërmim të rëndë duke filluar nga qendra e qytetit e deri në lagjen e Dardanisë. Aty përveç gjarpërinjve ka edhe brejtës të tjerë të cilët bartin sëmundje bartëse dhe të rrezikshme për qytetarët e Gjilanit.

Qeverisja Haziri ka dy vite që për asnjë metër nuk e ka vazhduar projektin e lumit Mirusha që ka mbetur në qendrën e qytetit aty ku e ka lënë qeverisja e PDK-së, duke u arsyetuar në revidimin e këtij projekti, të cilin vet ai e kishte hartuar në vitin 2005 kur kishte qeverisur me Gjilanin, shprehet Riad Rashiti anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Drejtuesit komunal të Gjilanit po bëjnë hajgare me qytetarët, duke thënë (jo publikisht) se tani qyteti po ka më shumë gjelbërim, kemi sjellë freskinë dhe livadhet po rriten brenda qytetit, që Gjilani asnjëherë më parë nuk e ka pasur këtë zhvillim pozitiv, sipas tyre. Kryetari i komunës dhe nënkryetari i tij, po mburren (duke bërë shaka) duke thënë se e kemi hequr gropën e Hajdin Sejdisë nga qendra dhe kemi sjellë parqe në mesin tuaj. Kjo sjellje është më shumë se e turpshme.

Eco Higjiena

Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga institucionet komunale që menjëherë të merren masat për pastrimin e këtij moçali të rrezikshëm, i krijuar nga mos kujdesi i mirëmbajtjes së këtij lumi. Njëkohësisht kërkon nga qytetarët të cilët frekuentojnë përgjatë shtratit të lumit Mirusha që të kenë kujdes të shtuar ose të shfrytëzojnë rrugë tjera alternative, në mënyrë që të evitojnë rrezikun nga gjarpërinjtë dhe brejtësit tjerë të cilët mund të bartin infeksione të ndryshme, në veçanti fëmijët të cilët lozin afër këtij moçali të rrezikshëm.

Ne si PDK gjatë qeverisjes tonë, e kemi zhdukur një moçal të jashtëzakonshëm që ka ekzistuar në lagjen e Zabelit Sahit Agës, ku jeta për banorët e asaj lagje ishte bërë e padurushem.

Por siç dihet qeverisja Haziri edhe kur nuk ka mundur ta bëjë një gjë të tillë për 8 vite sa kishte qeverisur Gjilani, ai në këtë mandat po krijon një moçal të ri, nga një keq qeverisja e paparë deri më sot në ndonjë qytet tjetër të Kosovës thuhet në reagimin e Degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.