Demiri: Skenës politike po i mungon profili i Ramush Haradinajt
Gjilan – Xhevat Demiri njëri nga më të votuarit në degën e AAK-së në Gjilan për rajonipress thotë se çdo ditë po vërtetohet se skenës politike po i mungon një profil i kalibrit të Ramush Haradinajt. Arrestimi në Slloveni vetëm sa e ka bërë më të fortë Haradinajn i cili vazhdimisht ka treguar se ka kredibilitet politik e kombëtar dhe mbi të gjitha e ka guximin për të thënë hapur çdo herë kur është në pyetje interesi madhor i Kosovës.
Xhevat Demiri magjistër i shkencave mjekësore, njëri nga më të votuarit e degës së AAK-së në Gjilan dhe i njohur si mjeku kryesor në zonën Operative të Karadakut në një bisedë për rajonipress tregon për padrejtësinë që ju bë Ramush Haradinjat dhe për mungesën e tij gjatë procesit zgjedhor nëpër disa degë të Kosovës.
Demiri thotë se zgjedhjet në AAK ishin nën hije sepse mungoj lideri i saj i cili padrejtësisht u ndal në Slloveni. “Arrestimi i fundit Haradinajn vetëm sa e ka bërë më të fortë, më të afërt me popullin dhe më guximtar në qëndrimet e tija. Pak ka lider në Kosovë që kanë guxim të bëjnë konfrontime të tilla çfarë bëri lideri i AAK-së. Kur janë në pyetje interesat kombëtare Haradinaj është i pafalshëm dhe nuk njeh autoritete” shprehet Demiri.
Demiri thotë se çdo ditë po vërtetohet se skenës politike po i mungon një profil i kalibrit të Ramush Haradinajt. “Andaj është koha e fundit që skena politike të marr pamjen që e meriton. AAK do të ketë njerëz që meritojnë dhe do të ketë intelektual, veprimtar dhe të tjerë të pa korruptuar, sepse AAK i ka tillë që nga Gjilani e lartë. Lideri i saj Haradinaj dhe të gjithë aktivistët e saj janë të interesuar që të bëjnë reforma rrënjësore në të gjitha nivelet e partisë, reformë kjo që tashmë veç po ndodhë”./rajonipress/


