United Hospital

Kamp i futbollit me përmasa të FIFA-s

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dy ekspertët e licencuar në FIFA Fahredin Bejtullahu dhe Nexhmedin Bunjaku një ditë para fillimit të kampit futbollistik i cili do të zgjat tri ditë dhe i cili do të mbahet në stadiumin e qytetit në Gjilan deklarohen për rajonipress se kanë emocione të veçanta me fëmijët të cilët do të punojnë.

“Edhe pse kemi pasur oferta nga shumë shtete Evropiane që këtë kamp futbollistik ta mbajmë në shumë shtete Evropiane ne jemi përcaktuar që ta mbajmë në vendlindjen tonë dhe për këtë jemi shumë krenar duke ju dhënë mundësin shumë talenteve të futbollit se në cilën fazë të profesionalizmit janë “, bën të ditur Fahredin Bejtullahu.

Nesër në stadiumin e qytetit në Gjilan pritet një numër i konsiderueshëm i talentëve të tregojnë aftësitë e tyre futbollistike. Përpos talentëve nga Kosova do të ketë edhe nga Shqipëria,Maqedonia e Serbia, “Talentët do të testohen në katër seanca stërvitore, ku dita e parë do të jetë seancë individuale në mes futbollistëve, dita e dytë do të jetë përzgjedhja e talentëve më të mirë nga dita e parë duke seleksionuar numrin e tyre ndërsa dita e tret do të vlerësohen talentët për punën tri ditore”, shpjegon Bejtullahu.

Mobi Casa

Cilat do të jenë stërvitjet dhe përshtypjet e futbollistëve të kategorive të ndryshme për gjatë tri ditëve Bejtullahu dhe Bunjaku një zëri theksojnë:”Pikat kryesore të identifikimit të futbollistëve do të jenë pozicionet, tiparet e futbollistit, shpejtësia dhe përgatitja e tyre, pasimi dhe pranimi i topit, aftësitë e futbollistit me dy këmbët, vizioni dhe dituria gjatë lojës së futbollit, vendimmarrja në momentet e caktuara, lëvizjet me top poshtë e lartë, komunikimi, forma fizike e futbollistit dhe efikasiteti gjatë lojës”.

Këta dy djelmosha të dashuruar në shtetin e Kosovës dhe vendlindjen e tyre kanë në planë në të ardhmen brenda disa muajve të hapin një Akademi futbollistike. “Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe po presim një përgjigje nga zyrtarët e Kosovës për këtë Akademi të futbollit e cila pritet të hapet në vjeshtë, ku do të jetë një Akademi për të mirën e futbolldashësve që fëmijët e tyre më lehtë dhe nën mbikëqyrjen tonë t`i shpërthejnë kufijtë ndërkombëtarë”.

Se cilat janë përshtypjet e punës me kategori të reja në Kosovë Bejtullahu thotë se futbolli i Kosovës është shumë larg kritereve të futbollit të FIFA-s.”Së pari nuk punohet me kategori të reja, infrastruktura, kontratat e futbollistëve, shërbimi mjekësor e shumë gjëra elementare, por shpresoj se gradualisht edhe këto gjëra do të përmirësohen”, përfundon Bejtullahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.