Berisha drejt Bundesligës gjermane
Veton Berisha është afër që ta bëjë një hap në karrierën e tij duke lënë kampionatin norvegjez për atë gjerman. Sulmuesi kosovar i cili mbron ngjyrat e skuadrës norvegjeze, Viking ka shkëlqyer në këtë fillim edicioni në elitën e futbolli norvegjez.
Ai tani po kërkohet me ngulm nga skuadra e Bundesligës 2 gjermane, Greuther Furth.
Furth është në kërkim të një sulmuesi dhe e sheh Vetonin si idealin për stinorin e ri.
Për mediat norvegjeze, Berisha ka thënë se i pëlqen të luaj në futbollin gjerman.
“Mua më pëlqen që të luaj në Gjermani. Futbolli gjerman është i bukur dhe i përshtatet stilit tim të lojës. Do të ishte një hap i madh për mua nëse transferohem në Bundesliga 1 ose Bundesliga 2”, tha Berisha.
Ndryshe te Greuther Furth aktivizohen edhe Ilir Azemi dhe Jurgen Gjasula. /Telegrafi/


