Një karrierë e suksesshme e nisur pa dëshirën e lojtarit
Amir Rrahmani ka pasur besim të madh që do të ketë ecuri të shpejtë në karrierën e tij si futbollist, shkruan sot Koha Ditore.
Besimi thotë se është një gjë e rëndësishme për karrierën e një sportisti. Por, ai e di fare mirë se ka ende punë për të bërë, meqë ende nuk ka arritur asgjë – ka bërë vetëm një hap të vogël.
“Ende është fillimi i karrierës. Këta janë vetëm hapat e parë. Tani sa kam dalë në sipërfaqe”, pranon Rrahmani. Ai para pak ditësh iu bashkua skuadrës RNK Split që garon në elitën e futbollit të Kroacisë.
Rrahmani 21-vjeçar karrierën e nisi rastësisht dhe pa dëshirën e tij. Dëshira e tij ishte që të luante futboll, por vetëm në lagje me shokë e jo në mënyrë profesionale.
Megjithatë, një shtytje e babait të tij për ta regjistruar në ekipin e të rinjve të Kosovës së Prishtinës, i ka dalë mirë. Tani ai është me zë në futbollin shqiptar.
Rrahmani ngul këmbë se nuk ishte dëshira e tij që të luante futboll.
http://koha.net/?id=6&l=62982


