Violant Sylejmani më i miri në turneun memorial të boksit “Shemsi Kurtalani – Shema”
Gjilan – Turneu memorial i boksit i cili u zhvillua për nder të ish boksierit Gjilanas Shemsi Kurtalani-Shema solli boks mjaft cilësor duke bërë me dije se ky sport luftarak ka perspektiv të ndritshme. Epiteti i më të mirit me plotë meritë i takoi boksierit nga Gjilani njëri ndër talentët më të mëdhenj të boksit Kosovar Violant Sylejmanit i cili në tri raunde tregoi boks cilësor duke e mposhtur boksierin nga Peja Diell Vranovci.
Në praninë e shumë përsonaliteteve si politike ashtu edhe nga jeta e sportit dhe një numri të konsiderueshëm të pranishmëve në sallë u ndanë të kënaqur me boksin e treguar.
Epiteti i më të mirit me plotë meritë i takoi boksierit nga Gjilani njëri ndër talentët më të mëdhenj të boksit Kosovar Violant Sylejmanit i cili në tri raunde tregoi boks cilësor duke e mposhtur boksierin nga Peja Diell Vranovci.
Boksieri Sylejmani për rajonipress deklaroi se jam i lumtur për ngadhënjimin në këtë turne. “Kishte boks cilësor, ndërsa kundërshtari im ishte cilësor, por dëshmova se isha më i mirë se ai dhe për këtë jam i lumtur dhe me krenari do ta mbaj këtë kupë për nderë të ish-boksierit Gjilanas Shemsi Kurtalanit –Shema”.
Meqi më luftarak u shpallë në mes Faton Tolaj të Prishtinës dhe boksierit nga Peja Piro Quni të cilët treguan boks cilësor duke u shpallur ky meqë i barabartë.
Epitetit i më të mirit si teknik i takoi boksierit nga Prishtina Melbin Gashi i cili ky boksier tregoi teknik të jashtëzakonshme në mesë litarëve të ringut.
Boksieri më perspektiv i takoi boksierit nga Gjilani talentit Arben Jerliut, ky boksier dita më ditë po dëshmon se do të ketë një karrierë të ndritur në mesë litarëve.
I emocionuar për këtë ngjarje sportive të boksit vëllau ish boksierit Shemsi Kurtalani-Shema, Musli Kurtalani theksoi: “Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan për mbajtjen e këtij turneu po dëshmohet se njerëzit e mëdhenj nuk humbin asnjëherë dhe ata përkujtohen me dinjitet nga shokët e tyre dhe për këtë jam shumë krenar.
Kupën e më të mirit të këtij turneu të boksit e dorëzoi nënkampionja botërore e boksit Donjeta Sadiku./rajonipress/


