Shkodran Mustafi “ndërron” profesion
Shkodran Mustafi është duke i shijuar pushimet e tij, pas një sezoni të gjatë me Valencian, me të cilët arriti edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Mustafi tani ka “ndërruar” profesion, për t’u bërë pianist. Ai përmes një foto të publikuar në profilin e tij zyrtar në facebook ka shkruar: “Kur fjalët dështojnë, Muzika flet”.
Kampioni i botës, kaloi një sezon mjaftë të mirë me Valencian, duke qenë njëri ndër më të merituarit, për kualifikimin në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/


