Shiritohen kompanitë eksploatuese dhe seperuese në Kamenicë
Kamenicë – Kryetari Begzad Sinani pas inspektimit të lumit të fshatit Shipashnicë dhe rrugëve të dëmtuara nga kompanitë seperuese të rërës dhe zhavorit ka marrë vendim për ndalimin e të gjitha seperacioneve që nuk kanë liçencë dhe nuk i plotësojnë kushtet për operim, dhe ka ftuar inspeksionin komunal që të vendosin shiritat në pjesët ku ndalohet veprimtaria e tyre.
Kryetari Sinani mbetet i përkushtuar që të bëjë zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi me të gjithë organet kompetente./rajonipress/


