Ja sa kushton në treg Valon Behrami
Valon Behrami ka një vlerë të konsiderueshme në tregun e futbollistëve.Futbollisti kosovar, Valon Behrami, pritet të rikthehet te skuadra italiane, Napoli.
Behrami kaloi një stinor dëshpërues te Hamburgu, duke qëndruar më shumë jashtë fushave të lojës, se sa në to.
Ai humbi tetë duelet e fundit të klubit gjerman shkaku i lëndimit dhe një largim i tij nga Gjermania duket i pashmangshëm.
La Gazzetta dello Sport shkruan se Valoni pritet të rikthehet në Itali te Napoli, teksa vlera e tij në tregun e futbollistëve është 5 milionë euro. /Express/


