Xhelili porosit Hazirin: Merru me mbeturinat, e leje politikën e Brukselit
Gjilan – Selver Xhelili thotë se gjendja në Gjilan është alarmante. Qeverisja komunale duhet të merret me jetën reale e jo me politikat e Brukselit. Nga mbeturinat e mbetura po rrezikohet seriozisht jeta e qytetarëve thotë ai.
Selver Xhelili nga Partia Republikane thotë se gjendja e fundit me mbeturinat, rrugët e papastra, trotuaret shkret, qen endacak kudo, mungesa e rrymës e kanë bërë jetën të rëndë dhe të padurueshme. “Kemi shërbime komunale të dobëta derisa mbeturina has kudo. Është bërë jeta e rëndë dhe e padurueshme për qytetarin. Luta në vend se të merret me këto probleme, i del kohë të merret edhe me politikat e Brukselit” thotë Xhelili.
Xhelili thotë se duhet të ndërhyhet sa nuk është bërë vonë. “Qytetarëve gjilanas po i rrezikohet seriozisht jeta pasi gjendja është alarmante. Kjo gjendje në Gjilan nuk e bënë askënd krenar. Kemi ardh në ditën më të rëndë të komunës së Gjilanit, kudo bërllog, qen endacak, pasiguri, rrymë jo, ujë jo. Është mjerim dhe është koha e fundit për të intervenuar përndryshe gjendja do keqësohet rëndë” tha Xhelili./rajonipress/


