Përfundon turniri “Dardana 2015”, KF ”Bashkimi” fitues i garës
Kamenicë – Turniri Dardana 2015, me rastin e aktiviteteve për nder të ditës së çlirimit të Kamenicës, ka përfunduar me ç’rast KF “Bashkimi” ka fituar këtë garë.
Pas mbarimit të ndeshjes u ndanë edhe mirënjohje për lojtaret më të mirë të turnirit, dhe ekipit fitues i u nda kupa.
Kryetari Sinani bëri shpërndarjen e mirënjohjeve dhe të kupës për fituesin e turnirit 2015.
Ndërsa në grupin e grave për këtë turnir ka fituar KF-Drita nga Gjilani.
Këtë turnir e bënë madhështore ekipa e futbollit për femra Drita nga Gjilani, ekipeve fituese kryetari u ndau mirënjohje./rajonipress/


