Shaqiri kërkon të bëhet golashënuesi më i mirë i Zvicrës
Xherdan Shaqiri është padyshim lojtari më i mirë që ka pasur Përfaqësuesja e Zvicrës në dekadën e fundit.Ylli i madh kosovar po kalon formë fantastike me ‘helvetikët’, duke qenë edhe lojtari kryesor i saj me golat e shënuar dhe asistimet e dhëna për bashkëlojtarët e tij.
Në 46 paraqitje ‘xhuxhi magjik’, ka shënuar 17 gola, ndërsa është në ndjekje të rekordmenit Alexander Frei i cili ka shënuar 42 gola në 84 ndeshje.
“Do të më duhet pak kohë para se të kap Frein, por jam akoma i ri. Sigurisht, është gjithmonë e bukur të shënosh dhe të japësh asistime. Jam i lumtur kur kam mundësi të ndihmoj skuadrën”, ka pohuar gjilanasi.
“Jam i lumtur për besimin që më jep trajneri i kombëtares dhe për mbështetjen e shokëve të skuadrës. Kemi një shpirt skuadre dhe kjo duket qartë në fushën e lojës. Te kombëtarja ndihem shumë mirë dhe për këtë arsye mund të jap një rendiment më të lartë”, ka përfunduar Shaqiri. /Telegrafi/

