Përmbyllen aktivitetet e parapara për ditën e çlirimit të Kamenicës
Kamenicë – Sot janë mbajtur një seri aktivitetesh kushtuar aktiviteteve ditës së çlirimit të komunë së Kamenicës.
Në sallën e Kuvendit komunal ka mbajtur ekspozitë me fotografi Arian Mavriqi, i cili ka falënderuar kryetarin e komunës Begzad Sinanin për përkrahjen për të rinjtë e komunës për mbështetjen e projekteve kulturore dhe artistike.
Pas mbarimit të ekspozitës është mbajtur edhe koncerti kulturor i organizuar nga drejtoria për rini kulturë dhe sport.
Sinani tha se të rënit për lirinë e Kosovës janë ata që ne sot po jetojmë të lirë dhe të qetë./rajonipress/


