Fundamenti

Tuna konfirmon projektin e ri, punoi me producentë e stilistë të Madonnas dhe Rihannas

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja shqiptare, Tuna, në mënyrë të befasishme ka konfirmuar lansimin e projetit të saj të ri jo më larg se të shtunën në mbrëmje – e që si duket është deri tash projekti më serioz i realizuar nga një artiste shqiptare për skenën ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për bashkpuntorët dhe detajet që janë zgjedhur nga këngëtarja për realizimin e këtij projekti.
Telegrafi mëson se projekti i kushtueshëm rreth 40 mijë euro ka pranë vetes firmën e disa prej emrave më të njohur të industrisë botërore. Kënga titullohet “#NobodyThere” dhe është në gjuhën angleze.

United Hospital

Bëhet fjalë për maskën dhe garderobën që këngëtarja ka shfrytëzuar në këtë videoklip. Maska është punuar nga Malaki, stilisti i njohur botëror i cili ka punuar edhe për Madonnan në videklipin e fundit. Ai po ashtu ka punuar edhe me Rihannan. Se për çfarë maske bëhet fjalë, do të shihet në premierën që lansohet të shtunën e që besohet se ngërthen motive të Feniksit.

Nga ana tjetër muzika mban firmën e DaBeatFreakz dhe dhjetëra tekstshkrues e muzikantë që i qëndrojnë prapa muzikës së këtij projekti. DaBeatFreakz më parë ka realizuar këngë edhe për Usher, Justin Bieber, Katy Perry dhe të tjerë artistë të njohur botëror.
Videoklipi ku Tuna duket thjesht pa ekstravagancë sikur në herat tjera, është realizuar nga Max Production dhe ai do të vijë premierë të shtunën mbrëma në rrjetin social YouTube. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.