Hamburgi vendos për të ardhmen e Behramit
Valon Behrami do të largohet nga Hamburgu gjatë këtij afati kalimtar.Mesfushori kosovar, Valon Behrami do të largohet nga Hamburgu gjatë këtij afati kalimtar, pasi skuadra ka nevojë për para.
Bild shkruan se Hamburgu nuk ka shumë para në dispozicion për transferime të reja dhe për këtë disa lojtarë duhet të largohen.
Lojtari i parë që pritet të largohet është Valon Behrami, i cili kaloi një edicion shumë të vështirë në Bundesliga.
Mediat në Itali shkruajnë se Behrami mund të rikthehet në Serie A, me Fiorentinën dhe Napolin të interesuara për të. /Express/


