Haziri: Anamorava është lënë jashtë kujdesit shtetëror
Gjilan – Lutfi Haziri po tregohet i vendosur në raport me institucionet qendrore kur janë në pyetje investimet në Gjilan e Anamoravë. Anamorava është lënë në harresë nga kujdesi shtetëror dhe unë do ta rikthejë Gjilanin në qendër të vëmendjes. Por kësaj radhe jo me fjalë, por me vepra tha Haziri.
Lutfi Haziri në një debat që pati të mërkurën me qytetarët e Gjilanit ka folur për projektet madhore duke filluar nga autostrada Gjilan – Prishtinë dhe projekte tjera që pritet të jenë prioritet i komunës, por edhe i Qeverisë, raporton rajonipress.
Haziri është treguar i ashpër në raport me buxhetin dhe investimet e pakta që po ndodhin në Gjilan e Anamoravë nga ana e Qeverisë. “Unë do ta rikthej Gjilanin në qendër të vëmendjes nga Prishtina. Anamorava është lënë jashtë kujdesit shtetëror dhe kësaj radhe vëmendja do të kthehet me mjete buxhetore e jo me fjalë”./rajonipress/

