ARKATANA

KPF mban debat publik për buxhetin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa ka organizuar të mërkurën debat publik për buxhetin e vitit 2016 si dhe vlerësimet e hershme për vitet 2017-2018, për t`iu dhënë mundësi qytetarëve që t`i paraqesin propozimet dhe vërejtjet e tyre.

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se ne jemi të interesuar që prioritetet zhvillimore për vitin 2016 t`i përcaktojnë bashkërisht me qytetarët.

Kurse Rexhep Kadriu, nënkryetar i Komunës, tha se qeverisja e Lutfi Hazirit është e vendosur që t`i përmbushë katër objektivat e saj për rrugët, ujin, kanalizimet dhe ndriçimin publik, që janë nevoja jetike për mirëqenien e qytetarëve.

Ilmi Limani, drejtor financiar, tha se interesimi i qytetarëve janë investimet kapitale, duke nënvizuar se për vitin 2016, synohet një rritje e buxhetit për 6 milionë euro, mjete këto të cilat do të shfrytëzohen kryesisht për investime.

Të hyrat vetanake, sipas Limanit, gjatë vitit 2016, do të jenë 4 milionë euro.

Mobi Casa

Nuhi Nuhiu nga fshati Përlepnicë, ish-drejtor për Buxhet, ka thënë se komunat kanë buxhete të vogla dhe e vetmja mundësi për t`i rritur investimet, është reduktimi i shpenzimeve.

Xhelil Rrahmani nga Zhegra, tha se ky fshat ka nevojë për infrastrukturë, për ndërtimin e një shkolle të re në Haxhaj si dhe një sallë të edukatës fizike në shkollën amë.

Leonard Miftaraj shprehu interesim më të madh rreth planifikimit të mjeteve për bursa.

Drejtorët Nazmi Musa (Arsim), Ramiz Ramadani (Bujqësi), Ismail Januzi (Zhvillim Ekonomik) e Sokol Haziri (Shërbime Publike) janë përgjigjur në interesimet konkrete të qytetarëve, për investime në sektorët përkatës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.