Januzaj gjithnjë e më afër Sociedadit
Mesfushori kosovar Adnan Januzaj pritet që edicionin e ardhshëm të luajë në La Liga, te skuadra e Real Sociedadit, shkruajnë të martën mediumet angleze.
Mësohet se Januzaj te Sociedadi do të kalojë në formë huazimi njëvjeçar, pasi krerët e Manchester Unitedit janë pajtuar me ofertën e ekipit spanjoll.
“Januzaj është takuar në një hotel në Marbella me trajnerin e Sociedadit, David Moyes, pasi është pajtuar me Manchester Unitedit që të luajë në Spanjë për një vit”, shkruan “The Telegraph”.
Januzaj 20-vjeçar, edicionin e fundit ka pasur minutazhë të vogël te Manchesteri, duke regjistruar vetëm 18 paraqitje në Premier League, transmeton Koha.net.
Ai ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2018.
Para dy vjetësh u promovua në ekipin e parë derisa trajner ishte Moyes, i cili verën e shkuar mori drejtimin e Real Sociedadit.
Në të vërtetë, Moyes e ka kërkuar Januzajn prej fillimit të këtij viti.
http://koha.net/?id=6&l=62335

