Fiorentina e do dyshen shqiptare të Baselit
Përpos Shkëlzen Gashit, Fiorentina planifikon t’ia marrë Baselit edhe një tjetër futbollist kosovar. Fjala është për Taulant Xhakën. Mediat italiane dhe ato zvicerane shkruajnë se trajneri i ri i skuadrës italiane, Paulo Sousa, dëshiron gjithsesi ta sjellë në Serie A dyshen shqiptare, e cila i kryente shumë punë sa ishte trajner i ekipit zviceran.
“Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka do të ishte një zgjedhje e përkryer për krahun e djathtë.
24-vjeçari ka një moshë të re që jep garanci për të ardhmen e skuadrës së Fiorentinas”, shkruan “Tuttomercato”. Fiorentina më herët ka nisur përpjekjet për transferimin e Gashit, i cili po kërkohet edhe prej shumë klubeve tjera. /Zëri/


