Me ardhjen e Ramazanit vijnë edhe ndihmat për familjet me jetim
Gjilan – Me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka ndihmuar 150 familje me nga një pako ushqimore.
Shoqata humanitarë “Bereqeti”, e cila tradicionalisht ndihmon familjet me fëmijë jetim ka filluar shpërndarjen e pakove ushqimore për nder të muajit të Ramazanit.
Sipas përgjegjësve të shoqatës deri tashti janë ndihmuar 150 familje ndërkohë aksioni po vazhdon për të ndihmuar familjet me jetim, sikur dhe familje të tjera nevojtare.
Ky donacion vije nga Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë e cila mbulon edhe aktivitetet në Kosovë.
Fitim Flugaj Kryetar i shoqatës e cila është nën patronatin e Bashkësisë Islame të Kosovës ka bërë të ditur se pakoja ushqimore përmban të gjitha gjërat elementare për përgatitjen modeste të iftarit në një familje “Deri tashti me këto pako ushqimore kemi ndihmuar 150 familje në komunën e Gjilanit dhe disa qindra familje në komuna të tjera”, ka theksuar Flugaj.
Aksioni për të ndihmuar familjet me fëmijë bonjak në Gjilan po mbikëqyret nga Sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Agim Hyseni, i cili është koordinator i Shoqatës “Bereqetit “, në Gjilan.
Hyseni ka bërë të ditur se këtë aksion e kemi filluar me këto 150 familje me nga një pako ushqimore, derisa edhe 145 jetimë janë ndihmuar me nga 120 €, mjete këto që ata i gëzojnë prej kohësh.
Shoqata humanitare “Bereqeti”, është shoqata e cila me vite ndihmon për çdo muaj 200 familje me jetim edhe me asistencë në të holla prej 30 euro për çdo muaj, mjete këto të cilat grumbullohen anekënd vendit në mënyrë vullnetare./rajonipress/


