Topanica befason me këngë e re
Këngëtarja Majlinda Topanica ka sjellë në treg këngën e saj më të re “Fol vetëm Fol”. Tekstin e kësaj kënge e ka realizuar Aziz Selmani muzikën Ardian Kastrati, ndërsa videklipin e kësaj kënge e ka realizuar produksioni Maximus me regji te regjisorit të njohur Blerdi Malushi.
Topanica ka treguar se për grimin dhe flokët është përkujdesur Qefsere Bedrolli.
“Kënga Fol vetëm Fol është një këngë që prek shumë njerëz dhe të gjithë që do ta dëgjojnë do ta gjejnë vetën aty. Po ashtu kjo këngë është realizuar brenda ditës nga regjisori Blerdi Malushi”, tha ajo.
Ajo për çdo mbrëmje gjendet jashtë vendit nëpër mbrëmje dhe shumë shpejt siç tha ajo do të realizoje edhe projekte të tjera.
Madje siç tregoi ajo, do të ketë edhe bashkëpunime me këngëtarë të njohur shqiptar Gjithashtu, Tipanica ka realizuar një photoshoting me fotografin e njohur Avni Selamni. Më tej Topanica tregoi se ka në plan edhe projekte të tjera madje edhe bashkëpunime me këngëtarë të tjerë.

