ARKATANA

Zejet tradicionale të Gjilanit do të përfitojnë nga projekti i bashkëpunimit ndërkufitar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në vazhdën e aktiviteteve për realizimin e projektit të bashkëpunimit ndërkufitar, sot është mbajtur takimi i përbashkët në mes të ekipit të projektit dhe kryetarëve të këshillave të fshatrave të komunës së Gjilanit.

Në këtë takim është diskutuar rreth fazës së përmbylljes së identifikimit të zejeve tradicionale dhe bizneseve sociale që janë duke ushtruar veprimtarinë e tyre në Komunën e Gjilanit.

Deri tani janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i bizneseve të kësaj kategorie dhe me të gjithë do të kemi një bashkëpunim me qëllim të fuqizimit të tyre dhe promovimit të prodhimeve dhe shërbimeve të tyre në komunën e Gjilanit.

Duke e ditur specifikën e këtij projekti, është duke u punuar intensivisht që informata dhe kriteret për përfituesit të dërgohen në gjithë territorin e Komunës së Gjilanit.

Kryetari Haziri është duke e mbështetur fuqishëm këtë proces duke i ofruar mbështetjen e tij edhe përmes këshillave të fshatrave që cilët janë urë lidhëse në mes të institucioneve lokale dhe qytetarëve të kësaj komune.

UBT

Faza përmbyllëse e identifikimit do të përfundoj javën që vjen dhe ekipi do të takohet me secilin biznes në secilin fshat të Komunës së Gjilanit.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është gjithëpërfshirja duke ua mundësuar që të jenë konkurrent bizneset nga zonat rurale me ato urbane.

Pas përmbylljes së fazës së identifikimit atëherë do të punohet nga afër me secilin biznes, duke iu ofruar mbështetje përmes trajnimeve, promovimit në panairin gjithëpërfshirës që do të mbahet në Komunën e Çairit dhe ndarjes se nën-granteve për bizneset që do të përmbushin kriteret.

Ky projekt është i financuar nga Komisioni Europian dhe do të zgjas 18 muaj. Zyra e projektit për bashkëpunim ndërkufitar do të jetë e hapur për nevojat e zejtarëve dhe bizneseve sociale rreth promovimit të tyre, andaj besojmë që bashkërisht me zejtarët do t`ia arrijmë objektivat dhe qëllimet e këtij projekti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.