Mehmedi kushtoi dukshëm më tepër se gjashtë milionë euro
Drejtori sportiv i Freiburgut, Jochen Saier, ka përgënjeshtruar raportimet se sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi u transferua te Bayer Leverkuseni për gjashtë milionë euro.
Saier ka thënë se shuma e dëmshpërblimit ka qenë dukshëm më e madhe, transmeton Koha.net.
“Nuk është e vërtetë se Mehmedi kaloi për gjashtë milionë euro. Shuma ishte dukshëm më e madhe”, ka thënë Saier, përcjell “Der Sonntag”.
Mehmedi 24-vjeçar para pak ditëve kaloi te Leverkuseni, me të cilën skuadër firmosi kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2019.
http://koha.net/?id=6&l=61978


