Fiorentina e do Gashin
Edhe Fiorentina ka hyrë në garë për shërbimet e Shkëlzen Gashit.Një skuadër tjetër italiane po dëshiron shërbimet e sulmuesit kosovar, Shkëlzen Gashi.
Goal.com raporton se Fiorentina është afër të nënshkruajë me Paulo Sousan si trajner.
E, me ardhjen e këtij të fundit, nga Baseli gjithashtu do të transferoheshin edhe Shkëlzen Gashi e Fabian Frei.
Ndryshe, Gashi u shpall golashënuesi më i mirë në Superligën zvicerane të futbollit. / Express/


