Rikthehet Kaltrina “kohën me kthy”
“Kohën me kthy” është kënga që rikthen në skenë Kaltrina Selimin.
Është fjala për një baladë me ritme verore, ndërsa këngëtarja vjen shumë joshëse në video.
Genc Prelvukaj qëndron pas kësaj kënge duke realizuar muzikën dhe duke shkruar tekstin.
Videoklipi i është besuar produksionit Urban Graphics.


