Lenjani fantastik, por fati ia kthehu shpinën
Edhe në ndeshjen ndaj Francës, Ermir Lenjani tregoi se është pikë referimi tek Kombëtarja e Shqipërisë. Mesfushori fantastik i Rennesit kishte disa raste të mira shënimi por në fund fati ia ktheu shpinën duke mos arritur t’i shënoj Francës edhe pse ishte dëshira e madhe për të.
Në minutën e 25-të një devijim i Varanes ia mohoi golin, ndërsa tre minuta më vonë doli përballë portierit Hugo Lloris dhe goditi për mrekulli por intervenimi i kapitenit të Francës ishte edhe më i bukur.
Ndeshja ndaj ‘Gjelave’, ishte pothuajse fantastike për të duke krijuar shumë raste shënimi për shokët e skuadrës ndërsa mbrojtësi Christian Jallet nuk do ta harrojë lehtë Ermirin.
Jallet së bashku me Evrën ishin lojtarët më të dobët te Franca dhe kjo tregoi për superioritetin e Lenjanit në krahun e majtë dhe të Roshit në të djathtin.
Pas ndeshjes lojtari më i mirë i kuqezinjve deklaroi se kjo Shqipëri është e madhe dhe nuk është e rëndësishme që nuk ka shënuar gol mjafton të kontribuoi për skuadrën.
Ai u falua nga mbrojtësit në minutën e 43-të ku nga ajo pozitë shënoi pastaj për mrekulli Ergys Kace.
“Kemi bërë një lojë shumë të mirë, kemi krijuar dhe skuadrën që kemi arritur një nivel shumë të lartë. I kemi treguar të gjithë botës që mund të zhvillojmë ndeshje shumë, shumë të mira. Kualifikimin e kemi në mendje të cilin nuk e largojmë kurrë”,deklaroi Lenjani pas ndeshjes në ‘Elbasan Arena’. /Telegrafi/


