Cana: Ishte një fitore e merituar, ishim kompakt me Arlindin
Një mbrëmje fantastike për të sportin shqiptar. Kështu e përkufizon kapiteni Lorik Cana fitoren e parë në histori me Francës, edhe pse pse mbetet vetëm në kuadrin e miqësoreve.
Sipas 31-vjecarit është e rëndësishmë që kombëtarja të shkojë me besim në dy sfidat e rëndësishme të shtatorit me Danimarkën dhe Portugalinë.
“Shohim ecurinë tonë, shohim cfarë kemi për të përmirësuar. Mbrëmje fantastike për sportin shqiptar, pritshmëritë po rriten ditë pas ditë. Jam i kënaqur që po përforcohemi. Do të jemi mirë në garat e shtatorit. S’jam shumë merak për Francën për këtë humbje sepse ata kane shume futbolliste cilesore.”
Nuk kishte Mavrajn në krah, por Arlind Ajetin, i cili zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke i dhënë siguri prapavijës kuqezi. Mirëpo Cana nuk harron të vlerësojë edhe lojtarët e tjerë që zbritën në fushë.
“Ajeti? Jam shumë i lumtur për Arlindin, sepse kishte shumë pritshmëri për të. Nuk ka qenë e lehtë as për Alijin dhe Kacen, të gjithë janë pjesë e grupit dhe i japin forcë Shqipërisë”. /Telegrafi/


