Cana dëshiron fitore kundër Francës
Kapiteni kuqezi e dëshiron triumfin kundër Gjelave.Uron fitoren e parë në histori ndaj Francën, kapiteni Lorik Cana, për të cilin përballja me ‘gjelat’ mbete gjithmonë e veçantë.
“Për çdo përballje me Francën do të jetë e veçantë dhe kjo nuk është e vështirë për t’u kuptuar. Kam luajtur me dy klubet më të mëdha të Francës, PSG dhe Marseille dhe Francën e kam shtëpinë time të dytë. Uroj që të marrim fitoren e parë ndaj këtij kundërshtari, por e dimë që nuk do ta kemi aspak të lehtë”, u shpreh Cana sot.
Shtyrja e vendimit nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, sipas 31-veçarit nuk mund të ketë asnjë ndikim në atmosferën që mbizotëron në kampin kuqezi.
“Nuk kemi biseduar gjatë grumbullimit për vendimin e Lozanës. Ne nuk po i llogarisim fare ato tri pikë. Çfarë kemi pasur në dorë për ta bërë tashmë e kemi bërë. Vendimi nuk është më dorën tonë”, përfundoi kapiteni kuqezi.


