United Hospital

Arrest shtëpiak për imamin Hajrullah Aliu

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjykata Themelore e Prishtinë- Departamenti për krime të rënda i ka ndërprerë masën e paraburgimit imamit Hajrullah Aliu duke e zëvendësuar atë me masën e arrestit shtëpiak. Mbrojtësi Shemsedin Pira tha se vendimi i kësaj gjykate është i drejtë sepse që nga fillimi imami ka mohuar përfshirjen e tij në të ashtuquajturat grupe ISIS dhe Al Nusra.

Gjykata Themelore e Prishtinës e kryesuar nga gjykatësja e procedurës paraprake Alltën Murseli i ka ndërprerë masën e paraburgimit imamit nga Llovca, Hajrullah Aliu duke e zëvendësuar atë me masën e arrestit shtëpiak raporton rajonipress.

Avokati mbrojtës Shemsedin Pira tha për rajonipress se vendimi i Gjykatës për ta ndërprerë masën e paraburgimit është i drejtë pasiqë klienti im që nga fillimi e ka mohuar përfshirjen e tij në organizatat e dyshuara dhe të pretenduara nga Prokuroria.

Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore Hajrullah Aliut i është ndërprerë masa e paraburgimit meqë kanë pushuar të gjitha kushtet për të cilat edhe i ishte caktuar masa e paraburgimit.

Fundamenti

Imami Hajrullah Aliu që shërbente në Verbicë të Kmetocit në Gjilan dyshohet për veprat penale “Lehtësim në kryerjen e terrorizmit”, “rekrutimi për terrorizëm” dhe “shtytja për kryerjen e veprave terroriste”.

Sipas kërkesës që më herët ishte bërë për vazhdimin e paraburgimit të firmosur nga Prokurori i Shtetit Ali Rexha, imami Hajrullah Aliu dyshohej se ishte pjesëmarrës i një grupi i cili është duke shpërndarë ideologji ekstreme dhe së bashku me grupin po organizojnë, shtyjnë dhe përkrahin persona që në mënyrë indirekte të ju bashkohen strukturave të organizuara terroriste ISIS dhe AL Nusra, të cilat janë duke vepruar në Siri dhe Irak.

I pandehuri Hajrullah Aliu me profesion Hoxhë dhe imam në xhaminë e fshatit Verbicë e Kmetovcit në Gjilan që nga ardhja e tij në këtë xhami vazhdimisht ka bërë thirrje dhe ka përkrahur të rinjtë që t`i bashkëngjiten luftës në Siri.

Me datën 20 shkurt 2015 në xhamin e fshatit në Verbicë i pandehuri Hajrullah Aliu ka biseduar dhe këshilluar të miturin L.R. duke i thënë: ”Pasi që ke vendosur të shkosh në Siri ke kujdes rrugës dhe bami selam Ridvan Haqifit”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.