Fundamenti

Në Universitetin e Gjilanit shikohet mundësia e studimit dhe fitimit të bursave në Gjermani

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD), organizoi një takim në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, për të informuar stafin akademik dhe studentët për mundësinë e fitimit të bursave për të studiuar në ndonjërin nga universitetet e Gjermanisë. Ky takim kishte për qëllim shpalosjen e mundësive që ofron DAAD përmes formave të ndryshme, e sidomos ato përmes projektit ERASMUS.

Katharina Ertle, përfaqësuese nga Shërbimi për Këmbim Akademik Gjerman (DAAD), fillimisht është takuar me Naim Syla, u.d. rektor në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, i cili ka falënderuar përfaqësuesen e DAAD për angazhimin dhe mundësinë që Shteti i saj ofron për Kosovën dhe po ashtu ka informuar atë për të arriturat dhe vështirësitë e institucionit që ai drejton.

Ndërkohë, Katharina Ertle, përfaqësuese nga Shërbimi për Këmbim Akademik Gjerman (DAAD), para stafit akademik dhe studentëve të UKZ-së, ka thënë se studentët që dëshirojnë të shkojnë për studim përmes DAAD-së ose për praktikë në programe të ndryshme, mund të jenë nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë. Ajo ka thënë se Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD) për studentët, të diplomuarit dhe doktorantët çdo vit ofron bursa të ndryshme për qëndrime studimore apo të arsimimit të mëtejmë në shkolla të larta dhe universitete gjermane.

United Hospital

Synimi i DAAD është që përfituesit e këtyre bursave të mbledhin përvoja jashtë vendit dhe të krijojnë rrjete me bursistë të tjerë, të cilat do të funksiononin edhe përtej periudhës së mbështetjes dhe përtej kufijve tokësor të Gjermanisë.

Në fund të takimit, nga stafi akademik, po ashtu edhe nga studentët pati interesime të ndryshme rreth mundësisë së fitimit të bursave për të studiuar në shtetin e Gjermanisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.