AKV “Gjilani” fitues i vendit të parë në Festivalin “Kaçaniku 2015”
Gjilan – Çmimi për instrumentistin më të mirë ju dha Murat Ismajlit-Klarinetist, dhe Çmimi për valltarin më të mirë Rifat Idrizit.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, nga qyteti i Gjilanit, është fitues i vendit të -I-rë , në Festivalin e Këngëve dhe Valleve “Kaçaniku 2015” tha Nehat Ferati kryetar i ansamblit.
Festivali i Këngëve dhe Valleve “Kaçaniku 2015” është Festival tradicional qe mbahet ne Qytetin e Kaçanikut për nderë te ditës se çlirimit te këtij qyteti.
Ansambli “GJILANI” në këtë festival është paraqitur me valle Koreografike dhe Këngë popullore të interpretuara në mënyrë profesionale nga pjesëtaret e Ansamblit “Gjilani”.
Në këtë Festival kishte Ansamble dhe Grupe të ndryshme nga të gjithë trevat Shqiptare e të cilat sigurisht që u paraqiten me programe të larmishme dhe shumë të bukura, mirëpo juria profesionale u përcaktua që vendi i parë t`i ndahet Ansamblit “Gjilani” si Ansambël më i kompletuar, profesional dhe më gjithëpërfshirës tha Ferati.
Vlen të theksohet se pjesëmarrja e Ansamblit “Gjilani” në këtë festival është mbështetur nga Kuvendi Komunal gjegjësisht nga Njësia për Kulturë Rini dhe Sport.
Ky aktivitet është realizuar me punë të palodhshme nga Këshilli Artistik tha kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani” Nehat Ferati./rajonipress/


