Uji Dea

Komiteti i Arsimit përkrah propozimin për stimulimin e nxënësve të bujqësisë me bursa

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komiteti i Arsimit (KA) në Gjilan i ka dhënë përkrahje propozimit të Drejtorisë së Arsimit për ndarjen e 50 bursave për nxënësit e shkollës së Agrobiznesit, si nevojë për motivimin e të rinjve për drejtimet profesionale, ku aktualisht interesimi është shumë i ultë. Njëherësh, KA ka kërkuar të shikohen mundësitë për rritjen e numrit të bursistëve.Arben Mehmeti, kryesues i Komitetit të Arsimit, ka thënë se kjo trupë komunale mund të kërkojë rritjen e numrit të bursave, por problem është sigurimi i mjeteve, për shkak të vështirësive financiare.

Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, ka thënë se shkolla e Agrobiznesit rrezikon të mbyllet në të ardhmen, për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Ndarja e bursave për nxënësit e bujqësisë do të jetë pjesë e konkursit për regjistrim në shkollat e mesme, ka thënë Musa, duke sqaruar se për këtë qëllim është planifikuar një shumë e mjeteve prej 17.500 euro.

Fehmi Sylejmani (VV) tha se stimulimi nxënësve të bujqësisë me bursa, është ideja më kreative e Drejtorisë së Arsimit, kurse Shukrije Rapuca (PDK) ka thënë se Gjilani është kampion për prodhime bujqësore, prandaj nuk duhet të kursej kur është në pyetje stimulimi i të rinjve për t`i orientuar në shkollën e agrobiznesit.

Njëherësh, KA është njoftuar nga drejtori Nazmi Musa se kanë përfunduar procedurat e emërtimit dhe riemërtimit të disa shkollave, ndërsa për disa të tjera, MASHT-i ka kërkuar plotësim të propozimeve.

Kësisoj shkolla “Abaz Ajeti” prej shtatorit të këtij viti do të quhet “7 Marsi”, shkolla në lagjen “Zabeli…” që deri tani ka qenë e pa emërtuar, do të quhet “Zija
Shemsiu”, kurse shkolla e mesme e Artit Pamor do të mbajë emrin “Adem Kastrati”.

Hidromorava

Për tri shkolla tjera, gjimnazin e ri, që është propozuar të quhet “Xhavit Ahmeti”, shkollën në lagjen “Kodra e Dëshmorëve” (e njohur si lagja 2), që është propozuar të quhet “Sadullah Brestovci” si dhe për shkollën në Lagjen e Re (e njohur si lagja 8), që është propozuar të mbajë emrin “Nazmi Hoxha”, është kërkuar plotësimi i procedurave.

Edhe Kishnapola ka kërkuar riemërtimin e shkollës së fshatit, nga “Afërdita” në “Nijazi Osmani”. Edhe kjo dosje duhet të plotësohet, ka thënë Musa, duke nënvizuar se të gjitha propozimet janë bërë nga këshillat e shkollave. Detyura e DKA-së ka qenë që t`i përcjellë propozimet në MASHT, që është përgjegjës për emërtimin e shkollave, në bazë të propozimeve të dërguara.

KA është njoftuar edhe me rezultatet e testit të arritshmërisë. Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, ka thënë se Gjilani ka arritur të dalë komuna e parë në nivel të vendit në testin për klasat e nënta dhe ky është një sukses i punës së mirë që kanë bërë nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj komune gjatë kësaj faze të shkollimit.

Në nivel komunal, rezultatet më të mira i ka arritur shkolla “Selami Hallaqi”, e cila pasohet nga “Abaz Ajeti”, ndërkaq suksesin më të dobët e ka pasur shkolla “Bajram Curri” e Shurdhanit.

Përndryshe, sa i përket regjistrimit në klasën e parë fillore, Musa ka thënë se do të vazhdojë të zbatohet formula e deritashme, ku merret parasysh rajonalizimi, numri i barabartë i nxënësve nëpër paralele, gjinia dhe përzgjedhja sipas alfabetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.