Emocionuese: Dy “Gardianët heronj” të Gjilanit e Dritës
Gjilan – Në takimet vendimtare sportive gjithnjë ka “heronj” por edhe sportist “tragjik” , por kësaj radhe në mesin e dy skuadrave të qytetit të Gjilanit dy protagonistët kryesorë të ndeshjeve të barazhit të cilët vulosën fatin e skuadrave të tyre ishte portijeri i Gjilanit 24 vjetari Faton Maloku i cili priti dy penalti duke i sjellur suksese skuadrës së tij.
Maloku për rajonipress tregon momentet emocionuese të minutave përfundimtarë të ndeshjes në mes Gjilani dhe Vëllaznimit të Gjakovës, “I tërë mundi i 120 minutave të ndeshjes më ra mbi supe kisha emocione të shumëfishta së pari ishte hera e dytë që klubi im po i sprovonte forcat në ndeshje të barazhit, kisha mendjen të tifozët e klubit “Skifterat” te kryesia dhe si do ta ndienin dashamirët e futbollit vetën në qoftëse dështonim, gjithçka më parafytyrohej, por në momentet vendimtare u koncentrova duke i dhënë vetës një përgjigjeje se fati është në duart tua dhe duhesh ta bësh më të mirën për hir të bashkëlojtarëve të mijë dhe koncentrimi im dha fryt dhe për këtë jam shumë i lumtur dhe të gjithë ata që e duan klubin e Gjilanit nga zemra i uroj këtë sukses të madh”.
Protagonisti i Dritës jo që mbajti barrën në ndeshjen e barazhit në mes Dritës e Flamurtarit të Prishtinës, por për gjatë gjithë edicionit të garave Artan Latifi i cili njeherit është edhe kapiten i kësaj skuadre me përvojën e tij të gjatë në mes shtyllave tregoi kualitete të larta duke i mbrojtur dy penalti të futbollistëve të Flamurtarit dhe duke e shpëtuar nga më e keqja skuadrën e tij se cilat ishin emocionet e Latifit në ekzekutimin e penaltive.
Latifi për rajonipress thotë se në ndeshje të tilla asnjëherë nuk ka favorit. “Djelmoshat tanë dhanë maksimumin, por edhe rivalët treguan lojë të mirë me lojë ishim shumë para tyre, por me rezultat ishim në disavantazh duke na krijuar probleme të mëdha. Mbrojtja e penaltive ka qenë shumë e vështirë sepse rivalët ishin në epërsi dhe duhej koncentrim shumë i madh e gjithçka varej nga unë dhe me përqendrimin që bëra dhe me ndihmën e zotit arritëm të mbijetojmë në Superligë. Ishin momente shumë emocionuese dhe këtë fitore ia dedikoj familjes sime dhe tifozëve të skuadrës “Intelektualëve” të cilët na përkrahën dhe nuk dyshuan në asnjë moment në aftësitë tona”./rajonipress/

