ARKATANA

Të dielën, në Grykën e Karadakut – Trekëndëshi poetik i paqes tubon poetët e rajonit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Këtë të diele, për të pestën herë radhazi, Manifestimi tashmë tradicional, “Trekëndëshi poetik i paqes”, tubon poetët e rajonit, nga trekëndëshi kufitar Gjilan – Preshevë – Kumanovë si dhe nga shtetet e kësaj pjese të Ballkanit ( Shqipëria, Maqedonia, Kosova Lindore (Serbia) si dhe Kosova.

Organizator dhe nikoqir i këtyre takimeve, që kësaj here shënojnë dhe një jubile të vogël, është Ars Clubi “Beqir Musliu”, një asociacion alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, i mbështetur edhe nga MKRS -ja, përkatësisht Departamenti i Kulturës si dhe Komuna e Gjilanit thotë Sabit Rrustemi.

Simbolikisht, ky Manifestimi i cili i përkushtohet lirisë së Kosovës dhe ditës së çlirimit të Gjilanit, nis në pikëkalimin kufitar me Maqedoninë, në fshatin Stançiq, ku lexojnë tre poetë dhe, më pas bartet në ambientet e restaurant “Dunavi”, në Dunav, buzë një trekëndëshi të natyrshëm të Grykës së bukur të Karadakut.

Për dallim nga vitet tjera, nga ky vit e tutje, çdo “Trekëndësh poetik”, do ta ketë dhe nga një temë bosht apo emër shkrimtari, të cilin do ta trajtojë gjatë Manifestimit.

Mobi Casa

Kësaj here e nis me poezinë e Ibrahim Kadriut, në kuadër të 70 vjetorit të lindjes së tij dhe 50 vjetorit të Krijimtarisë letrare e publicistike.

Do të referojnë për poezinë e tij, Mahmut Hysa dhe kritiku letrar e poeti Ramadan Musliu, ndërsa poezi do deklamojë Adem Ajvazi.

Më pastaj, do mbahet dhe Ora letrare e poetëve e njohur si “Koha e Poezisë.

Parësore e këtij Manifestimi është afria mes poetëve të rajonit, përkatësisht të trekëndëshit kufitar, njohja dhe thellimi i miqësive si dhe përcjellja e mesazheve për paqe e harmoni mes popujve, përmes vargjeve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.