Uji Dea

Berisha: Objektivi ynë vendi i dytë, rivali Danimarka

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Për herë të parë në Kombëtaren Shqiptare të futbollit flasin për objektivin sezonal që duhet arritur.

Në prag të miqësores së luksit me Francën, gardiani i portës kuqezi, Etrit Berisha deklaron haptazi objektivin e formacionit të De Biasit në këto eliminatore. Me gjysmën e rrugës të përfunduar dhe vendimin e KAS-it të Lozanës të shtyrë për më datën 10 Korrik, shtatlarti 26-vjeçar evidenton dhe rivalin për t’u thyer në këto eliminatore.

“Ne nuk mendojmë për vendimin e KAS-it. Ia kemi lënë kopetentëve të merren me këtë çështje. Sigurisht që duhet të mësojmë këtë vendim por e rëndësishme është të fokusohemi tek ndeshja me Francën pastaj për ndeshjet e Shtatorit. Me apo pa tre pikë do të vijojmë garën. Më e rëndësishme është ndeshja me Danimarkën pasi i kemi rivalë direkt për vendin e dytë, që është edhe objektivi ynë”.

Për Etrit Berishën siguria për objektivin e vendosur ka një pikënisje dhe një bazë nga ku buron i gjithë ky besim.
“Për lojën dhe mundësitë që kemi është një objektiv real për ne. Është e rëndësishme të kualifikohemi për në Europian”.
Një ndeshje të rëndësishme me Francën e konsideron edhe sulmuesi Bekim Balaj, që tregon karikimin brenda grupit kuqezi për këtë 90 minutësh duke evidentuar frymën e grupit që ekziston.

ARKATANA

“Është një ndeshje e rëndësishme për ne duke parë emrin e kundërshtarit. Opinioni mendon se është një miqësore por ne nuk e shohim si të tillë. Cdo lojtar kërkon të shënojë. Cikalleshi ka luajtur mirë dhe i uroj të vijojë në këtë mënyrë”.

Në një periudhë të tillë nuk mund të mungojnë ngacmimet edhe për merkaton. Berisha prej kohësh është në qendër të merkatos, ndërsa Balaj shpreson të ndjekë shembullin e Cikalleshit edhe pse tashmë tek Rijeka i bashkohet edhe Odise Roshi.

Berisha: “Tek Lazio kemi arritur objektivat e sezonit ndërsa unë kam luajtur mbi 20 ndeshje. Këto ditë do të vendosim të ardhmen time por shpresoj të arrij gjëra më të rëndësishme sezonin e ardhshëm”.

Balaj: “Kampionati kroat është gjithnjë në rritje dhe mendoj se është një zgjedhje e mirë për të kaluar në një nivel më lart. Për momentin jam i përqendruar tek Rijeka dhe aventura në Europa League”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.