Sinani nuk ndalet
Gjilan – Begzad Sinani nuk po ndalet duhet promovuar projektet dhe investimet në Komunën e Kamenicës. Ai së fundit ka prezantuar rrugën e asfaltuar në drejtimin Kamenicë – Hogosht dhe rregullimin e ujërave të zeza në Shipashnicë të Poshtme.
Për dallim nga zyrtarët e Gjilanit dhe Vitisë të cilët më tepër janë fokusuar për të pritur bashkëpartiakët e tyre nëpër zyre, Begzad Sinani ka zgjedhur një rrugë tjetër.
Ai çdo ditë del në teren dhe sheh investimet e projektet e realizuara dhe që po realizohen çdo ditë.
Sinani kryesisht është fokusuar në infrastrukturë e sidomos në projektet prioritare për këtë komunë. Së fundit ai ka vizituar rrugën e asfaltuar në drejtimin Kamenicë – Hogoshtë dhe rregullimin e ujërave të zeza në Shipashnicë të Poshme. “Ne jemi aktiv në punën tonë dhe po realizojmë projektet e premtuara. Nuk do të ndalemi duke punuar dhe duke qenë çdo ditë më afër qytetarit sepse këtë e synojmë” thotë Sinani.
Sinani ndryshe mbetet edhe ithtar i shumë vizitave nëpër fshatra e lokalitete të vogla./rajonipress/


