Mustafi i lumtur në Spanjë
Shkodran Mustafi nuk e ka ndërmend të braktisë Valencian. Shkodran Mustafi ka punuar shumë për të arritur deri në majë.
Ai ka kaluar nëpër të gjitha gjeneratat te Përfaqësuesja e Gjermanisë për të arritur deri te ekipi A, me të cilin fitoi titullin e kampionit vitin e shkuar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pas Kampionatit Botëror “Brazili 2014”, Mustafi u transferua nga Sampdoria te Valencia dhe në edicionin e parë në La Liga u vlerësua si njëri prej mbrojtësve më të dalluar.
Tash ai është i grumbulluar te Gjermania për ndeshjen miqësore me SHBA-në dhe atë eliminatore kundër Gjibraltarit. Mustafi me padurim po e pret edicionin e ardhshëm, pasi është optimist se me Valencian do të luajë në Ligën e Kampionëve.
Valencia në La Liga ka përfunduar në pozitën e katërt dhe do të luajë në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
http://koha.net/?id=6&l=61446


