FIDANISHTJA

Universiteti i Gjilanit dhe Universiteti i Tetovës me marrëveshje bashkëpunimi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Naim Syla, U.D rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Zamir Dika, kanë nënshkruar ne Tetovë marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve.Fillimisht dy rektorët bashkëbiseduan për organizimin dhe historikun e Universiteteve, si dhe për planet dhe aktivitetet të cilat janë të planifikuara për periudhën e ardhshme.

Ndërkohë u.d. rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është zhvillimi i bashkëpunimit akademik në nivelin e studimeve universitare, si dhe zhvillimi i aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe kulturore ndërmjet dy Universiteteve.

Naim Syla shtoi se ky lloj i bashkëpunimit nuk është vetëm një ndihmesë, por edhe një motiv konkret për stafin dhe studentët për të shkëmbyer përvojat midis vete.

FIDANISHTJA

Kurse nga ana e tij, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Zamir Dika, tha se në bazë të marrëveshjes, ne do të zhvillojmë aktivitetet tona në fushat akademike me interes të përbashkët si, shkëmbim stafi akademik, shkëmbim studentësh të cikleve të ndryshme studimi për periudha semestrale studimi ose për periudha të praktikave, kërkim shkencor, konferenca dhe takime akademike, shkëmbim të materialeve akademike si dhe informacione të tjera të nevojshme, programe të veçanta akademike afatshkurtra etj., dhe gjithmonë në interes të të dy Universiteteve.

Në këtë ceremoni përpos u.d. rektorit, Naim Syla, të pranishëm kanë qenë prorektori për çështje mësimore, Sadik Haxhiu dhe Vaxhid Sadriu, sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Gjilanit “Kadi Zeka”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.