Shemsedin Pira nderohet me çmimin “Justiniani” nga Oda e Avokatëve të Kosovës
Gjilan – Pas shumë rezultateve të arritura në fushën e avokatërisë dhe të jurispodencës Oda e Avokatëve të Kosovës me rastin e 42 vjetorit të themelimit Shemsedin Pirajt i ka ndarë çmimin e Justinianit.
Shemsedin Pira për kontributin e madh që ka treguar për shumë vite në mbrojtjen profesionale, në rezultatet konkrete në fushën e avokaterisë, nga Oda e Avokatëve të Kosovës është nderuar me çmimin Justiniani.
Shemsedin Pira këtë mirënjohje e shesh si një rezultat të punës së tij disa vjeçare që ka dhënë në fushën e drejtësisë shqiptare në përgjithësi.
Pira është njëri nga avokatët e rrallë në Kosovë e Anamoravë që ka marrë pjesë në gjykimet më të rëndësishme edhe në arenën ndërkombëtare duke përfshirë edhe gjykimet në Hagë./rajonipress/


