ARKATANA

Shkurte Fejza: Turp që nuk më ftuan në ceremoninë e Isa Boletinit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja e muzikës popullore, Shkurte Fejza nuk është ftuar sot me rastin e ceremonisë së varrimit të heroit të kombit, Isa Boletini. Lidhur me këtë, ka reaguar këngëtarja kosovare. Ajo ka drejtuar disa akuza në drejtim të përgjegjësve të organizimit të sotëm në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Fejza ka thënë për gazetën “Zëri” se, organizimet e tilla pa prezencën e artistëve janë jo të mira.

“Ka qenë edhe rasti i Ismail Qemajlit që Edi Rama i merr arsitës nga Shqipëria dhe neve nuk na ftojnë. Unë i kam kënduar Isa Boletinit dhe gjithë heronjve të Kosovës dhe shqiptarisë. Nuk kam ndonjë adresim të sakt, por më vjen keq prej njerëzve të tillë. Këto data kanë rëndësi dhe njëherë ndodhin dhe kanë rëndësi të madhe. Pra, duhet me pas një anë formale dhe me i dhënë madhështi”, ka thënë ajo.

FIDANISHTJA

Sipas Fejzës, politikanët po përzihen edhe në çështjen e artistvë.

Deshën apo s’deshën të pranojmë, duhet ta kthejnë kryet edhe nga arstitat sepse jemi ne atë që pjesën madhështore mundemi t’ia japin ne. Por nuk e di, këtu edhe politikanët po dojnë të bëhen arstista. Është gjynah prej vet emrit prej figurës së Isa Boletinit që mos t’i ipet madhështinë e duhur, atë që e meritoi ai”, është shprehur ajo. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.