Fundamenti

KF “Katana” nuk ndalet me rezultate, mbetet befasia pozitive e Kampionatit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Klubi Futbollistik “Katana” nga Zhegra po tregon rezultate të mira në ligën “Agim Ramadani”. Kryetari i klubit Valdrin Bajrami dhe sekretari Fatgzim Ajvazi thanë se janë të kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe se kanë startuar me rezultat të kënaqshëm pasiqë nga pesë lojë të zhvilluara kanë shënuar pesë fitore.

KF “Katana” nga Zhegra e cila po luan në ligën “Agim Ramadani” po befason me rezultat e lojë të mirë. Ekipi i përzgjedhur me lojtar të rinj e profesionist dhe donatorët e përhershëm kanë ndikuar që KF “Katana” nga pesë lojë të zhvilluara të shënoj pesë fitore.

Valdrin Bajrami kryetar i klubit thotë se është i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe lojën e tyre të treguar në ndeshjet e luajtura deri tani. “Jemi të motivuar për fitore dhe shpresoj shumë që KF”Katana” do të jetë befasia më e mirë e këtij kampionati” tha Bajrami.

Uji Dea

Edhe Fatgzim Ajvazi sekretar i klubit tha se KF”Katana” është njëri nga klubet që më së paku ka marrë gola.”Jemi një ekip i kompletuar dhe kemi lojtar standard të cilët premtojnë shumë në të ardhmen. “Katana” do të jetë ekipi sfidues në ligën “Agim Ramadani”. Kuptohet ka shumë vullnet mirë që po na përkrahin së bashku me shikuesit e shumtë. Megjithatë janë donatorët e përhershëm që na mbajnë gjallë duke filluar nga Selami Musliu nga Zvicra i cili ka dhuruar dresat si dhe topat.

Gjithashtu KF”Katana” ka edhe sponsorët e rregullt si restaurant “Katana” dhe “Ceni Company”, pastaj “Endi Market” si dhe boksierin nga Zhegra Erzen Rrustemi që ka shprehur dëshirë të na ofrojë një parë dresa tha Ajvazi.

Ndryshe KF “Katana” udhëhiqet nga kryetari Valdrin Bajrami, nënkryetar Florim Sejdiu, sekretar Fatgezim Ajvazi, trajner Naim Rrustemi dhe Hasan Ramadani anëtarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.