Agnesa Vuthaj në mbështetje të grave të dhunuara
Ish-missi kosovar dhe tash stiliste, Agnesa Vuthaj, ka mbështetur iniciativën “Mendoj për ty”, që mbahet për t`u ndihmuar gratë të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.Agnesa ka dhuruar një fustan në mbështetje të këtyre grave, transmeton Indeksonline.
Ajo ka publikuar disa foto në rrjetin e saj social Instagram, ku tregon fustanin që do ta dhurojë.
Agnesa ka shkruar se atë fustan e ka veshur në një rast shumë të veçantë për të, transmeton Indeksonline./Indeksonline/


