Eko Higjiena

Haziri mirëpret një delegacion të mësimdhënësve nga Shqipëria

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Një delegacion i mësimdhënësve nga Shqipëria, gjegjësisht nga komunat Elbasan, Korçë dhe Librazhd, kanë vizituar Komunën e Gjilanit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave rreth arsimit gjithëpërfshirës.

Delegacioni është mirëpritur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili i falënderoi për vizitën dhe i garantoi bashkëpunim të vazhdueshëm institucional.

Mësimdhënësit nga Shqipëria, të cilët shoqëroheshin edhe nga përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, kanë përzgjedhur Komunën e Gjilanit si model i mirë i gjithëpërfshirës së fëmijëve me nevoja të veçanta.

Hidromorava

Delegacionin e mësimdhënësve e ka pritur edhe drejtorin i Arsimit, Nazmi Musa, ku së bashku kanë vizituar institucionet parashkollore si dhe dy shkolla gjithëpërfshirëse.

Delegacioni nga Shqipëria ka ftuar një delegacion nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht nga Drejtoria Komunale e Arsimit që të vizitojnë Shqipërinë për të vazhduar shkëmbimin e përvojave të mira mes vete./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.