Hidromorava

Gjilani dhe USAID-i koordinojnë aktivitetet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim Artan Avdiun – drejtor i programit të USAID-it, AKT LS, Agim Salihun – udhëheqës i objektivit 3 të programit AKT US dhe Merisa Kasapolli, zyrtare e AKT LS.

Haziri është informuar për aktivitetet e AKT LS në Komunën e Gjilanit dhe për koordinim të mëtutjeshëm në të gjitha komponentat e programit.

Gjithashtu, në këtë takim është biseduar kryesisht për koordinim të aktiviteteve për programin Avancojmë Kosovën së Bashku, sikurse edhe rreth projekteve të mundshme të infrastrukturës, të cilat do të mbështeteshin në partneritet të përbashkët mes AKT LS dhe Komunës.

ARKATANA

Ndër të tjera, gjatë këtij takimi është folur edhe për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal, realizimin e projekteve dhe përkrahjen në zhvillimin ekonomik lokal.

Artan Avdiu, drejtor i programit AKT LS, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe stafin e tij për bashkëpunimin e mirë që kanë treguar deri në këtë fazë.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar përfaqësuesit e programeve të USAID-it për bashkëpunimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë komunës së Gjilanit, nga e cila kanë përfituar qytetarët, duke ua bërë jetën më të mirë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.